Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku tha se nesër do të merren në pyetje 3 administatorët e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit.
Ajo shtoi se nëse ata nuk paraqiten, do të kontaktohet policia për të vijuar me procedurat.
“Dëshmitarët e parë janë 3 administatorët. Dëshira jonë do të ishte që të ishin 3 pronarët, që janë në kërkim. Nëse nuk paraqiten, me të gjithë forcën që me jep ligji, me Policinë e Shtetit do ta zbatojnë procedurën. Kushdo që i del në mbrojtje abuzimit, jemi të hapur që t’i çojmë para drejtësisë”, pohoi ajo.
Tabaku gjithashtu shtoi se afera e Inceneratorëve është ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në Shqipëri./albeu.com/