Paralajmërimi i nënës që do t’i shpëtonte jetën 32-vjeçarit: Është pritë o bir, ai paguhet 3 mijë euro!

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Endri Mustafës në Livadhe në Shkodër, krim për të cilën është shpallur në kërkim fqinji i tij, Ibrahim Lici.

Viktima u gjet i vrarë me 7 plumba në zonën e Livadheve në Shkodër, një vend I njohur për ekzekutime mafioze.

Mësohet se viktima doli nga shtëpia natën e festës së Bajramit, ku ishte kthyer në familje për të parë fëmijët.

Ai u nxorr nga shtëpia nga 15-vjeçari Ergys Malja, i cili në dëshminë  e tij në gjykatë është shprehur se autori është shtetasi Ibrahim Lici, I cili është në kërkim edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali rreth 2 vite më parë.

Natën e vrasjes, mësohet se nëna e tij e ka paralajmëruar 32-vjeçarin të mos dalë nga shtëpia pasi është një pritë.

Ky paralajmërim nuk është dëgjuar nga Endri Mustafa i cili u shpall i zhdukur dhe trup iu gjet 3 ditë më vonë në Livadhe.

“O mami, ruaju prej tij se po të bën ndonjë prapësi dhe të nxjerrë në pritë dikund. Ai është i poshtër, a të kujtohet që para një viti ky të ka thënë vetë që merr 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë tjetër.” – i ka thënë e ëma Endrit para se të largohej nga shtëpia.

Nuk dihet motivi i vrasjes pasi vetë bashkëshortja e viktimës ka deklaruar publikisht për mediat se me Ibrahim Licin kishin një marrëdhënie të mirë si fqinj duke shtuar se ishte 100 përqind e sigurt se nuk e kishte vrarë ai.

Dëshmia e 15 vjeçarit në gjykatë:

“Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali, si kod që Endri të dilte jashtë për tu nisur në Livadhe. Pasi janë takuar pas banesës së Endrit, janë nisur në këmbë drejt livadhit, duke kaluar rrugën e Bypassi-it dhe pasi kanë shkuar diku afër livadhit të Endri Mustafës, janë kthyer djathtas për të dalë në një vend tjetër të quajtur ‘Gropat e eskavatorit’, ku Ergysi i kishte thënë se ka “hashashin”.

Aty i ka dalë para Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë “aman mos më vrit pash Zotin, se kam fëmijë”. Ai e ka qëlluar përsëri, madje edhe në fytyrë, duke i thënë “qofsh i xhenetit”.

Pas kësaj Ibrahim Lici është larguar me motor, ndërsa Ergysi ka ikur me vrap për në shtëpi, andej nga ka ardhur.Aty i ka treguar babait t tij se ka qenë në lagje dhe telefonin e kishte lënë aty në karikim. Më pas ka fjetur gjumë dhe një ditë më pas ka luajtur me playstation fillimisht, me një kushëri të tij…”  /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.05.2021 12:22