Tentoi të vriste me makinë një person, arrestohet 67-vjeçari në Mirditë

Policia ka arrestuar një 67-vjeçar në Mirditë, pasi ka tentuar të vrasë me makinën e tij punonjësin e një kompani, pasi prentendonte se po punohej në tokën e tij.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.

Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”./albeu.com


Shtuar 20.05.2021 12:13