Paralajmërimi i Braçes për largim nga PS, Rama-gazetarëve: Hani një lugë mjaltë, pastaj flisni për të

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët për “largimin” e deputetit Erion Braçe nga PS, ai nuk preferoi për ta komentuar gjatë.

Rama u shpreh se ai ka të drejtën e tij dhe se kur të flasin për Braçen duhet të kenë ngrënë një lugë mjaltë në fillim.

Rama për akuzat e Braçes: Është institucion në PS dhe është në të drejtën e tij që të thotë çfarë i do e bardha zemër se e ka zemrën e bardhë dëborë. Ua kam thënë edhe kolegëve tuaj që para se të flisni për Erion Braçen sigurohuni që të keni ngrënë një lugë mjaltë./albeu.com


Shtuar 1.12.2022 13:29