Një tjetër aksident është regjistruar në mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Thumanë- Fushë Krujë.
Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë njëri nga drejtuesit e mjeteve është lënduar. Ai është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet njëri nga drejtuesit është futur ne parakalim dhe ka shkaktuar aksidentin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policise:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin M. T., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/albeu.com/