Panik në “zemër” të Nju Jorkut, të shtëna me armë zjarri, ndërron jetë i riu

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në Nju Jork, si pasojë e një atentati me armë zjarri në qendër të kryeqytetit, në sheshin “Times Square”.

Siç raportojnë mediet e huaja, motivi i të shtënave mbetet ende misetrioz.

Ndërsa autorët janë arratisur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Të shtënat janë regjistruar dje rreth orës 17:30 me orën amerikane, ndërsa me orën tonë 23:30.

Sipas burimeve të  shtënat shkaktuan panik te qytetarët që ndodheshin në vendngjarje momentin e të shtënave.

Times Square është një nga vendet më të famshme në Nju Jork.

Është një udhëkryq dhe një shesh i vogël në zemër të Manhatan-it, me në sfond ekrane gjigante, të ndriçuara ditë e natë për 50 milionë vizitorët që kalojnë atje çdo vit./albeu.com./ 


Shtuar 10.02.2023 09:06