Një avion që u godit nga turbulenca të forta, duke shkaktuar lëndimin e 30 personave në bord, ku është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brazil.
BoeinG 787-9 i kompanisë Air Europa, po fluturonte nga Madridi për në Montevideo, në kohën kur ndodhi incidenti në ajër, tha linja ajrore.
Fluturimi UX045, u devijua në aeroportin e Natalit në Brazilin verilindor, ndërsa destinacion kishte kryeqytetin uruguaian, tha kompania spanjolle në X.
🔵#Brasile Forti turbolenze durante un volo da Madrid a Montevideo: aereo costretto ad atterraggio di emergenza, almeno 30 feriti. Il Boeing 787-9 di Air Europa è stato costretto a deviare verso l’aeroporto di Natal. Ricoverati alcuni passeggeri pic.twitter.com/kZdTPrZYAN
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) July 1, 2024
Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europa.
Air Europa Boeing 787-9 (EC-MTI, built 2018) safely diverted to Natal-Intl AP(SBSG), Brazil after flight #UX45 from Madrid to Montevideo, Uruguay encountered severe turbulence during cruise flight at 36000 ft. leaving at least 30 persons injured and aircraft interior damaged.… pic.twitter.com/d51i9HFRJu
— JACDEC (@JacdecNew) July 1, 2024
Me pas, avioni u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat. Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt.
Incidenti ndodh disa javë pasi një fluturim i kompanisë Singapore Airlines u godit nga turbulenca të rënda mbi Mianmar, duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun.