Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sekuestros për vilën në Dhërmi, e cila dyshohet se është në pronësi të Belinda Ballukut.
Sipas vendimit, trupi gjykues monokratik i kësaj gjykate, i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, shpalli sot, më 30.06.2026, vendimin për çështjen penale nr. 24 akti, të regjistruar më 18.06.2026.
Të lidhura
None found
Shqyrtimi lidhej me ankimin e paraqitur nga ankuesi I.T kundër vendimit nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme.
Apeli vendosi miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026.
