Panik në Aeroport, një personi i shkrepet arma aksidentalisht dhe plagos tre të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aeroportin e Atlantas në Shtetet e Bashkuara.

Një personi atje i është shkrepur arma aksidentalisht dhe ka plagosur tre persona të tjerë. Qindra udhëtarë kanë mbetur të tmerruar nga kjo ngjarje.

Mediat thonë se policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe pas disa orësh e kanë arrestuar.

Autori Kenny ëells akuzohet për “armëmbajtje pa leje” si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje.

Ndërkohë dy orë më vonë, pasi u normalizua situata fluturimet rifilluan./albeu.com/