Pandemia drejt zhdukjes, Zvicra gati të heqë të gjitha kufizimet e hyrjes

Udhëtarët nga jashtë së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve të zakonshme, që kanë vlejtur para pandemisë.

Zvicra është një ndër shtetet që pritet që të heqë çdo kufizim për hyrjen e turistëve. Mediat bëjnë me dije se në 2 maj pritet që në Zvicër të hiqen të gjithë kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit.

Kështu, sipas një njoftimi në twitter të bërë nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër.

Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.

Jo të gjithë të huajt që duan të vijnë nga këto vende për të qëndruar deri në tre muaj në Zvicër pa leje./albeu.com