Një fund i tmerrshëm ka rezultuar për gruan e një ish-ministri në Kazakistan, para se të dorëzohej pas plagëve që i janë shkaktuar nga rrahja barbare, ndërsa autor është pikërisht bashkëshorti i saj. Astrologia 31-vjeçare Saltanat Nukenova, u rrah brutalisht nga 43-vjeçari Kyaduk Bishibayev, i cili shërbeu si ministër i Financave të vendit nga maji 2016 deri në fund të të njëjtit vit.
Sipas Daily Mail, gjyqi i Bishibayev është gjyqi i parë i vrasjes në vend që transmetohet në internet, pasi vdekja tragjike e 31-vjeçares shkaktoi një reagim zinxhir në ish-republikën sovjetike, me mijëra njerëz që nënshkruan peticionet për të ashpërsuar ligjin ndaj dhunës në familje.
Bishibayev, i cili përballet me 20 vite burg, fillimisht kishte pohuar në gjykatë se gruaja e tij vdiq nga plagët e vetëshkaktuara më 9 nëntor të vitit të kaluar.
Megjithatë, pamjet e kapura nga kamerat në një restorant në pronësi të një të afërmi të tij rrëzojnë pretendimet e tij.
Ai shfaqet duke goditur pa mëshirë me grushte dhe shkelma gruan, dy orë para vdekjes së saj.
Former Minister of Economy is on trial in Kazakhstan for the brutal murder of his wife
He faces up to life imprisonment.
Read the full article: https://t.co/hrd2OEvJZS pic.twitter.com/S4izqs7B2T
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2024