Nëna shqiptare hidhet nga ballkoni në sy të fëmijëve për t’i shpëtuar grushtave të bashkëshortit, në gjendje të rëndë në spital

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iatli, ku sërish protagonistë kanë qenë shqiptarët. Mediat italiane raportojnë se një nënë e re me origjinë sqhiptare është hedhur nga ballokoni për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit.

Gruaja ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në Maggiore, ku u transportua menjëherë pas rënies me kodin maksimal të urgjencës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, po me origjinë shqiptare, është arrestuar.

Arsyeja, sipas mediave italiane, mendohet të ketë qenë xhelozia e çmendur e burrit dhe besimi i tij se partnerja e tij e kishte tradhtuar.

Kështu, pavarësisht nga prania e fëmijëve të tij të vegjël, në mbrëmjen e së enjtes së kaluar ai filloi të rrihte bashkëshorten me grushte dhe shuplaka derisa ajo në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, u hodh nga dritarja e banesës, e cila është ndodhet ne katin e dytë të një pallati në via Zanardi.

Menjëherë, të alarmuar nga fqinjët, kanë mbërritur punonjësit e shëndetësisë dhe disa patrulla policie.


Shtuar 19.11.2023 15:52