Pamje emocionuese, Garnacho debuton me United, familja e tij dhe stadiumi i gjithi në këmbë (VIDEO)

Djaloshi Alejandro Garnacho debutoi si profesionist me Manchester United në fundin e ndeshjes ditën e djeshme ndaj Chelsea.

17-vjeçari zëvendësoi Anthoni Elanga dhe momenti kur ai lë stolin dhe i afrohet fushës, familja e tij çohet në këmbë dhe fillon duartroket, ku duket qartë edhe babai i tij i cili nuk i mbanë dot lotët e gëzimit.

Por jo vetëm familja, i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë duke e duartrokitur djaloshin për këtë mundësi të artë që i erdhi, debutim ëndrash ndaj Chelsea.

Garancho u transferua nga Atletico Madrid te Manchester United në verën e vitit 2020, ku më pas pati edhe një thirrje surprizë nga Scolari për të luajtur ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit.


Kur komentuesi i stadiumit përmendi emrin e Garancho që u fut në fushën e lojës, babai i tij nuk mund t’i mbante dot lotët./ h.ll/albeu.com