Serbia provokon me simbolet, mbështet luftën e Rusisë nëpërmjet Eurovision (FOTO LAJM)

Serbia ka tentuar të shfaqë përkrahjen për Rusinë edhe përmes festivalit evropian “Eurovision”.

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) ka publikuar fotografi zyrtare të këngëtares përfaqësuese në Eurovision, ku vie në dukje tavolina në formën “Z”, e kjo ka ngjallur reagime të shumta në Serbi, por edhe në komunitetin e ndjekësve të Eurovisionit, të cilët kanë kërkuar të largohen këto fotografi.

“Kush vendosi tavolinë në formë ‘Z’ në mes të pushtimit rus të Ukrainës? Pikëpamjet e saj apo tuajat politike janë një, këtu ju përfaqësoni të gjithë Serbinë. Hiqini këto foto nga profili zyrtar, edhe nëse e gjithë kjo ka ndodhur rastësisht”, tha një përdorues i indinjuar i Twitter-it, duke i reaguar RTS-së.

Po ashtu reagime ka pasur edhe nga Kosova.

Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi ka publikuar shkrimin e mediave serbe në lidhje me këtë skandal, duke treguar reagimet e shumta në lidhje me të dhe se transmetuesi publik serb, është mbështetës i Rusisë.

Radiotelevizioni publik serb (RTS), është dorëzuar pas kritikave  dhe  sot ka njoftuar se ka fshirë fotografinë pas reagimeve të shumta.