Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK për të dëshmuar për aferën e inceneratorëve.
Ajo është thirrur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me inceneratorin e Tiranë. Kryemadhi ka mbërritur e vetme në SPAK rreth ores 10:05 për të dëshmuar.
Ajo u thirr nga SPAK pak ditë pasi denoncoi se mbetjet në Sharrë groposen, pavarësisht se paguhen miliona euro për incenerimin e tyre. /albeu.com