Pak ditë nga zgjedhjet, Basha: Shqipëria humbi 15 vende në tërheqjen e investimeve të huaja (FOTO LAJM)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, renditi sot një dështim shumë të madh të Qeverisë Rama në dy mandatet e qeverisjes së saj: “Shqipëria humbi 15 vende në tërheqjen e investimeve të huaja”, vërejti Basha në Instagram , duke cituar Indeksin Global të Mundësive 2021”.

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit dhe Kryeministri Edi Rama ditët e fundit po bën fushatë pikërisht duke i mëshuar investimeve nga jashtë, Basha ngriti  sot këtë pyetje, së cilës i solli edhe dëshminë:

“Sa vende ka humbur Shqipëria në tërheqjen e investimeve të huaja? 5, 10 apo 15? Përgjigja: 15 vende. Indeksi Global i Mundësive 2021, Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen e investimeve të huaja”, nënvizoi kreu i opozitës.


Shtuar 21.04.2021 09:06