Nuk pritej! Përfaqësojnë Serbinë në “Eurovision”, vajzat e grupit serb këndojnë shqip (VIDEO)

Vajzat e grupit serb ‘Hurricane’ kanë treguar së fundmi për “Abc e Pasdites” se çfarë mendojnë ata për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision. Ata thanë se Anxhela ka një zë shumë të bukur dhe madje kënduan një pjesë nga refereni i këngës “Karma”.

“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj  është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.

Ndër të tjera, vajzat u pyetën nësë e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë me artistët shqiptar.

“Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”, u shprehën ata.

Por çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe?

“Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”, thanë ato.

Vajzat përfaqësojnë Serbinë në Eurovision për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”.

Ndërkohë kujtojmë se Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Shtuar 21.04.2021 09:04