Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për incidentin në uzinën e Gramshit, ku 2 shtetas rusë e një ukrainas tentuan të hyjnë me forcë.
Teksa po mban një konferencë së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në lidhje me ngjarjen në fjalë Çuçi tha se pavarësisht se uzina e Gramshit është e deklasifikuar dhe nuk ka asnjë objekt për sekret shtetëror, sjellja dhe dhuna e të huajve ka bërë që prokuroria e Elbasanit të nis një hetim ndaj dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në uzinë.
Sipas tij sjellja e tyre dhe pajisjet që policia u sekuestroi janë objekt për tu vënë nën hetim.
“Për rastin e Gramshit ka një hetim që ka nisur dhe ka një procedim dhe akzuë nga Prokuroria e rrethit Elbasan. E kemi marrë me seriozitet dhe po hetojmë ngjarjen. Pavarësisht deklasifikimit të uzinave, prapë nga rrethanat se si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe agresionit ndaj rojeve, ka bërë që këta persona janë marrë nën hetim. Po hetojmë të gjitha faktet dhe rrethanat. Patjetër ka shumë turistë që fotografojnë objekte të tilla. Do hetojmë deri në fund. Nuk ka vend për spekulime. E kemi në kontroll çdo gjë me këtë situatë. Pavarësisht se objekti është deklasifikuar nuk përben asgjë për sekret shtetëror po hetohet sjellja e tyre”, tha Bledi Çuçi./albeu.com/