Pacolli i del në mbrojtje Xhakës: Nëse gjobitet nga FIFA do ta paguaj unë

Bexhet Pacolli i ka dalë në mbrojte Granit Xhakës, i cili në ndeshjen ndaj Serbisë mbajti fanellën me emrin e ish-komandait të UÇK-së Adem Jashari.

Ndërkohë, për këtë gjest mesfushori i Zvicrës, mund të dënohej nga FIFA, ndërsa ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dalë garant Granit Xhakës për të paguar gjobën.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shkruan Pacolli në Faceboook. /G.D albeu.com/


Shtuar 4.12.2022 14:34