Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të reja nga fluturimi i parë Londër-Aeroporti i Kukësit.
Rama shihet teksa bisedon me qytetarët të cilët vijnë nga Anglia drejt Kukësit, pa masa anti covid dhe pa distancë sociale.
Rikujtojmë së ky është fluturimi i parë i ndodhur në aeroportin e Kukësit i cili faktikisht nis punën e tij rreth 6 muaj më vonë.
Balluku u shpreh se nesër nisin testet zyrtare në këtë aeroport duke u premtuar kuksianëve që aeroporti do të jetë i hapur zyrtarisht në qershor. /albeu.com/