Në një intervistë televizive, Flamur Noka, ka folur lidhur me protestën e opozitës, e cila pritet të mbahet pas pak orësh para Kryeministrisë.
Noka deklaron se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama, se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij.
Në lidhje me faktin se ndërsa opozita proteston, kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Ankara, Noka shprehet se ai nuk është kryeministër i vendit, por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit.
“Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion politik të PD dhe opozitës. Me gjithë përpjekjet e regjimit për ta izoluar dhe eliminuar politikisht, dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbur. Beteja për liri nuk fitohet me pranga.
Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin, duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët.
Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha.
Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe.
Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit”, tha ai.