Opozita përplas tavolinat dhe bllokon foltoren, betohet deputeti i ri në Kuvend

Është betuar në Kuvendin E Republikës së Shqipërisë deputeti Arkend Balla, i cili pason Rrahman Rrajën. Ky i fundit dha dorëheqje pasi familja e tij u përfshi në dhunën e ushtruar ndaj fisit Maja për guroren, në Borizanë të Krujës.

Betimi i tij u bë në një senacë të tensionuar, ku ndërsa procedura po zhvillohej opozita përplaste tavolinat, ndërsa Flamur Noka kishte bllokuar foltoren e Kuvendit.

Saimir Koreshi kërkoi marrjen e masave për këdo që flet me gjuhë rruge.

Ai tha mes ironisë se e kishte marrë malli për kryeministrin Rama.

“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Këta duhet të dalin jashtë, se fjalor rruge nuk duhet të përderen kështu. Shokun Edi Rama na mori malli. Turp të keni!”., tha ai. Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë. “Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha ai.


Shtuar 13.07.2023 11:26