Opozita kërkon mbledhje urgjente me ministrin Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm: Ka shkaktuar dy incidente të rënda diplomatike

Anëtarët e opozitës në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të dhënë shpjegime lidhur me dy incidente diplomatike, të cilësuara si të rënda nga ana e tyre.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të komisionit, Igli Hasani, deputetët demokratë theksojnë se bazuar në raportimet mediatike, ministri Hoxha ka ndërmarrë veprime që cenojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe imazhin e vendit.

Të lidhura

None found

Sipas opozitës, incidenti i parë lidhet me një komunikim të ministrit me trupën diplomatike shqiptare, ku ai dyshohet se ka udhëzuar që Donika Gervalla, aktualisht ministre e Drejtësisë dhe ish-ministre e Jashtme e Kosovës, të mos ketë asnjë komunikim apo vizitë me ministra të Republikës së Shqipërisë.

Incidenti i dytë ka të bëjë me një mesazh të pretenduar të ministrit në një grup komunikimi me ambasadorë shqiptarë, ku ai dyshohet se ka përdorur termin “idiotë” për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.


Shtuar më 28.04.2026 18:00

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş