Eksperti: Opozita fiton zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Tashmë që votimet janë mbyllur, të gjithë i kanë sytë nga rezultatet e para.

Eksperti i Zgjedhjeve Agim Tutulanii cili prezanton në ABC sondazhin e përgatitur nga kompania izraelite ka deklaruar se socialistët do të marrë maksimumi 69 mandate.

Ndërsa sipas tij partia e Tom Doshit, PSD nuk do të marrë më shumë se 2 mandate.

“Nuk e shoh që PS do shkojnë më shumë se 68 apo 69 mandate.  Tom Doshi maksimumi dy mandate nuk ka si të marrë më shumë”, deklaroi Tutulani.

Shqipëria ka zgjedhur që fitoren t’ja japë opozitës.


Shtuar 25.04.2021 21:17