Omicron bën namin në Europë, vendet që kanë shënuar raste rekord që nga fillimi i pandemisë

Disa vende evropiane kanë raportuar raste rekord të lartë të COVID-19, pasi varianti Omicron vazhdon të përhapet në të gjithë kontinentin.

Franca raportoi një rekord të lartë prej 179,807 rastesh të reja të konfirmuara të koronavirusit në një periudhë 24-orëshe të martën, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë. Rekordi i mëparshëm prej 104,611 u vendos të shtunën

Britania raportoi një rekord 129,471 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit, duke përjashtuar Irlandën e Veriut dhe Skocinë. Rekordi i mëparshëm i infeksioneve ditore ishte 122,186 më 24 dhjetor.

Portugalia raportoi gjithashtu raste rekord ditore të koronavirusit sot, pavarësisht se kishte një nga normat më të larta të vaksinimit në botë. Po ashtu rekorde kanë shënuar dhe Qiproja, Italia dhe Greqia./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 20:54