Olsa Muhameti nuk i ndahet Atdheut: Vetëm për të të shfrytëzuar je! (VIDEO)

Për’puthen është rikthyer sërish dhe puntata e prime shkaktoi debate të mëdha jo vetëm në studio por edhe ditën e sotme në rrjetet sociale.

Shkak ishte pjesmarrja e re një djali, i cili ishte ish-i dashuri i konkurentes Alvisa Qarri.

Pas bujës që shkaktoi emisioni mbrëmjen e djeshme, autorja Olsa Muhameti ka vendosur të realizojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, bashkë me Atdheun.

Të dy së bashku, u janë përgjigjur komenteve negative rreth këtij emisioni i cili ka shkaktuar zhurmë të madhe që në puntatën e parë të “Për’puthen Prime”.

Dikush i shkruan Olsës se është e pashpirt dhe se i bën të gjitha për klikime.

“Sa e pashpirt, vetëm për të shfrytëzuar je.”- ia kthen me ironi Atdheu.

Ndërkohë, dikush tjetër shkruan:

“Boll se na hape barkun, femër e shpifur pa moral!”

Nga ana tjetër kjo nuk ka mbetur pa përgjigjen e Atdheut, i cili me ironi thotë:

“E vërtetë, morali te programi ka ngelur!” /albeu.com/

 


Shtuar 3.10.2021 20:34