OKB: Nga portet e Ukrainës, janë transportuar rreth 14 mln tonë drithë

Rreth 14 milionë tonë drithë janë eksportuar deri më tani nga portet ukrainase.

Gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë, sekretarja e përgjithshme e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, Rebecca Greenspan theksoi ndikimin e kësaj marrëveshjeje midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila ka çuar në ulje për shtatë muaj radhazi të çmimeve ndërkombëtare për produkte ushqimore.

Marrëveshja e Detit të Zi e nënshkruar më 22 korrik për 120 ditë nga OKB, Ukraina, Rusia dhe Turqia lehtësuan krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.


Shtuar 15.12.2022 15:58