Oferta e Zaevit, Alternativa do e shqyrtojë në ditët në vijim mundësinë për t’ju bashkuar shumicës

Partia shqiptare bë Maqedoninë e Veriut, Alternativa, në ditët në vijim do të vendosë nëse do ta pranojë ftesën e kryeministrit Zoran Zaev, për të kaluar në krahun e shumicës parlamentare.

Zoran Zaev e ftoi liderin e kësaj partie, Afrim Gashin, që të nisin bisedimet për t’ju bashkuar sipas tij, krahut të partive properëndimore.

Vendimi duhet të merret në një mbledhje partie, por detaje të tjera nga Alternativa nuk janë bërë të ditura./albeu.com/