OBSH jep direktivat: Omicron nuk mund të ndalet vetëm me vaksinim

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se Omicron nuk mund të ndalet vetëm me vaksinim, por edhe nga masat sanitare si higjiena personale dhe maskat.

OBSH, bën me dije se shumë vende nuk e kanë kapacitetin për të analizuar mostrat e biomaterialeve të të gjithë të infektuarve dhe viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas kësaj organizate nuk përjashtohet mundësia që do jetë e vështirë të merret informacion i saktë për llojin e virusit që çon në vdekjen e një personi të infektuar. Në të njëjtën kohë, organizata pret të ketë më shumë të dhëna në javët në vijim në lidhje me ashpërsinë e sëmundjes kur një person infektohet nga Omicron.

Një informacion i tillë është i “ nevojshëm për të kuptuar plotësisht pamjen klinike të të infektuarve me këtë variant të koronavirusit”.

OBSH u bën thirrje vendeve që të mbledhin dhe të ndajnë të dhënat e kujdesit për pacientët në spitale, duke përdorur platformën e organizatës për Covid-19./albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 14:46