OBRM-PDUKM, LSDM dhe BDI përfituan mbi 45% të fondeve buxhetore për partitë

Partia qeverisëse OBRM-PDUKM siguroi këtë vit shumën rekord prej 2.5 milionë eurosh nga fondet e buxhetit të destinuara për financimin e rregullt të partive politike. Në vendin e dytë u rendit LSDM-ja opozitare me një milion euro, ndërsa BDI mori 472 mijë euro, duke u bërë partia e tretë për nga fondet e përfituara nga buxheti i shtetit në vitin 2026, shkruan “Prizma” në analizën e saj të fundit.

Të lidhura

None found

Sipas shqyrtimit të dokumentit për pagesat e këtij viti, të siguruar nga “BIRN” në Ministrinë e Drejtësisë, tri partitë që kryesojnë listën morën së bashku 45 përqind të fondit të përgjithshëm të akorduar për financimin e subjekteve politike. Duke përfshirë edhe pagesat për “Të Majtën” dhe ZNAM-in, këto pesë parti përfituan më shumë se gjysmën e shumës së përgjithshme të ndarë gjatë këtij viti.

Pas tyre renditen pesë parti të bllokut politik shqiptar: Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat morën nga 220 deri në 245 mijë euro. Në fund të dhjetëshes së parë ndodhet Partia Demokratike e Turqve, me pak më shumë se 180 mijë euro.

Financimi i veprimtarisë së partive politike në Maqedoni bëhet përmes buxhetit të shtetit, ndërsa vlera e mjeteve që përfiton secila parti përcaktohet nga rezultati i saj në zgjedhje. Për këtë qëllim, gjatë këtij viti u parashikuan pothuajse 9 milionë euro, shumë kjo që përbën 0.15 përqind të të ardhurave të përgjithshme burimore të buxhetit./Telegrafi/


Shtuar 13.08.2026 09:31

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetturkey girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş