Nxorri Endri Mustafën në pritë, 15 vjeçari vendos të bashkëpunojë me drejtësinë

Adoleshenti Ergys Malja i dënuar me burg si i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Raportohet se 15 vjeçari pranuar të rrëfejë gjithçka që di mbi vrasjen e Endri Mustafës, të cilin dyshohet se nxorri po vetë në pritë, ku dhe u ekzekutua.

Tashmë kanë nisur procedurat në mënyrë që Ergys Maljas t’i jepet zyrtarisht statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Ergys Malja rrëfeu se personi që e ka ekzekutuar Endri Mustafën është Ibrahim Lici, i cili tashmë është shpallur në kërkim për krimin e rëndë që tronditi Shkodrën më 17 maj.

Kujtojmë se Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici.

Ndërkohë gruaja e viktimës  tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve, teksa mohoi që Lici të jetë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortit.


Shtuar 21.05.2021 18:50