Nxënësit mësim në lokal dasmash në Babicë, Kushi e mohon: Është montazh

Në mbledhjen e Komisionit të Edukimit, ministrja e Arsimit Evis Kushi është shprehur se fotoja ku shihen fëmijë duke marrë mësim në një lokal dasmash në Babicë të Vlorës është fotomontazh.

Kjo deklaratë e Kushit ka bërë të reagojë deputetja Ina Zhupa e më pas është përfshirë dhe zv.ministri drejtuesi i komisionit Petro Koçi, që i kërkoi deputetes së PD-së që të pushonte.

Debati:

Evis Kushi: Për një shkollë më thonë, ajo fotoja në fshatin Babicë është montazh, duhet ta verifikoj, nuk mund të marr të mirëqenë. Ne kemi videon qe mësimi po bëhet normal në Vlorë. Unë do të ngre grupin e punës ta çoj në vend.

Petro Koçi: Hë se nuk do ta bëjmë muhabet lagje këtu. Bëhet pyetja përgjigjet ministrja. Nuk do të tallemi këtu që t’i të flasësh tërë ditën, more vesh, mora thuaj. Nuk do të bëjmë muhabet pazari. Mos ndërhyj më pa rregull këtu. Pikë. Respekto rregullin dhe këtë komision.

Ina Zhupa: Unë nuk intimidohem. Është fakt, nuk mund të mohojmë faktet.

Petro Koçi: Lëri moj faktet ti, ku i gjete faktet? /albeu.com


Shtuar 13.10.2021 13:22