Numërohen 100% të votave, Bedri Hamza fiton në Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në uebfaqe se numërimi i votave në Mitrovicë ka përfunduar.

Sipas këtyre rezultateve Bedri Hamza i PDK-së ka fituar 53.86% të votave, duke qenë edhe fitues i zgjedhjeve në këtë komunë.

Kurse Agim Bahtiri nga LVV që kishte qeverisur për dy mandate me këtë qytet ka marrë 34.40% të votave, ose 10.279.

Ndërsa Armend Agolli i LDK-së ka fituar 3.508 vota, ose 11.74%.