Nuk u lejuan dy ditë të hyjnë në seli, Grupi i Berishës nuk “dorëzohet”, sot sërish në PD

Ditën e sotme, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit do të shkojnë sërish sot në seli me qëllim për të hyrë në ambientet e brendshme të PD-së, për të zhvilluar mbledhje.

“Sot do të shkohet në seli për të zhvilluar mbledhje në orën 11.00 dhe 12.00 “, thuhet në një njoftim të Grupit të Rithemelimit.

Nuk dihet nëse ata do të kenë sot sukses për të hyrë brenda, pasi dy ditët që lamë pas ata nuk janë lejuar. Të gjitha dyert e selisë kanë qenë të kyçura, pasi sipas PD-së, aty po kryhen punime./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 10:55