Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje problemet që hasin në blerjen e ilaçeve të sërmurët kronikë.
Në një postim në “Facebook” ai bën me dije se pacientët po paguajnë për ilaçet e rimbursueshme, edhe pse janë pensionistë apo kategori në pamundësi ekonomike.
Sipas tij, arsyeja është sepse sistemi nuk rigjeneron ilaçet e rimbursueshme.
Reagimi i plotë:
Alo Qivirriaaa!
Me falni nese ju prish pushimet me kete status.
Te semuret kronike, diabetike e te tj spo marrin dot ilaçet e rimbursueshme po i blejne me leke edhe pse jane pensioniste apo te kategorive ne pa mundesi ekonomike.
PSE ???
Sepse arsyeja qe ju i thoni eshte banale. NUK RIGJENERON SISTEMI ILACET E RIMBURSUESHME.
Po ka me turp.
Jepini zgjidhje se po ju kerkojne ilacet, jetike per ta.
Nuk po ju kerkojne as shezlone e as dreka me arragosta.