Nuk mori as 500 vota në Shkodër, dorëzohet Jozefina Topalli: Jap dorëheqjen! (FOTO LAJM)

Lëvizja për ndryshim e ish-kryetare së Kuvendit Jozefina Topalli dështoi në zgjedhjet e 25 Prillit.

Topalli jo vetëm që nuk arriti të marrë asnjë mandat në këto zgjedhje por edhe u zhgënjye nga shkodranët të cilët i besuan vetëm 598 vota nga 7049 vota në të gjithë Shqipërinë.

Vetëm pak minuta më parë, Topalli ka reaguar me anë të një statusi ku lajmëron largimin nga Lëvizja për Ndryshim pas zgjedhjeve me rezultat të papërfillshëm.

“Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare…”- shkruan Topalli në Facebook.

Deklarata e plotë:

Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare. /albeu.com/

 


Shtuar 29.04.2021 18:16