Nuk la gjë pa nxjerrë! Roza zbulon si e komentoi Rita Lati setin e fotove: O mam! (VIDEO)

Moderatorja Roza Lati ka sqaruar kuptimin e setit të saj fotografik, ku shfaqej në një vaskë më shkumë, e veshur vetëm me të brendshme. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka treguar edhe për mënyrën sesi është pritur “zhveshja” e saj nga e ëma, aktorja Rita Lati.

Roza ka treguar se aktorja kishte cilësuar gjithçka si jo të ekzagjeruar, përveç një fotoje, në të cilën ajo tregon të pasmet.

“Ajo pajtohet me çdo gjë timen kur kam një shpjegim të pakundërshtueshëm nga mbrapa. Kur pa fotot njëherë, më tha: Mam je shumë klas, asgjë e ekzagjeruar. Përveç fotos së fundit,“-tregoi Roza.  /TCH


Shtuar 10.06.2021 20:10