“Nuk ka të paprekshëm” Rama: Kush ka llogari të hapur me drejtësinë, e ka të mbyllur derën e PS

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media për të folur në lidhje me drejtësinë, së bashku me ministrin Ulsi Manja. Rama tha se çdokush në radhët tij që në drejtësi ka një llogari të hapur derën në këtë parti e ka të mbyllur.

“Kujtoj se e kemi bërë të qartë që në krye të herë dhe e kemi treguar se për ne nuk ka të  paprekshëm dhe se çdokush në radhët tonë që në drejtësi ka një llogari të hapur derën në këtë parti e ka të mbyllur. Nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie, dikur nuk kanë qenë ish dhe tani janë prapa hekurave, përtej faktit që pafajësia e një pjese të tyre mbete të provohet në gjykatë kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik”, tha Rama.

 

Rama gjithashtu tha se është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Disa të tjerë e kanë komentuar si presion, apo përpjekje për të fshehur problemet. Për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet. SPAK mbush tre vjet dhe vettingu edhe pak javë mbush 5 vjet. Dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të barabartë mbush 35 vjet. Ndaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht dhe moralisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë fuqi dhe mbështetje morale apo politike.” tha Rama./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 10:11