Nuk i hapi rrugën ambulancës dhe për pasojë pacienti humbi jetën, si e pësoi 25-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

Një ngjarje aspak njerëzore ka ndodhur në Vlorë. Një i ri, nuk i është përgjigjur sirenave të ambulancës për të hapur rrugën, dhe për pasojë pacienti ka ndërruar jetë sepse nuk ka mbërritur në kohë në spital.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e të riut dhe për këtë ngjarje e ka gjobitur me 40.000 lekë si dhe i ka hequr patentën për 2 vjet.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Sqarim

Në lidhje me një video të postuar në  rrjetet sociale ku duket një automjet, i cili nuk i hap rrugën zjarrfikëses për të shkuar në një vendngjarje sqarojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas publikimit të videos, në bazë të informacioneve të grumbulluar  kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit F. Rr., 25 vjeç, banues në  Vlorë, drejtuesi i mjetit që u bë pengesë për mbërritjen e shpejtë të zjarrfikëses në një vendngjarje ( aksident),  ku si pasojë humbi jetën një shtetas.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative 40000 lekë, si dhe pezullimi i lejes së drejtimit për 24 muaji për shtetasin F. Rr.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorës  fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 18:15