“Nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore”, talebanët mbajnë fjalën dhe firmosin dekretin për të drejtat e grave

Qeveria e talebanëve në Afganistan ka lëshuar një dekret për të drejtat e grave.

Dekreti përcakton se gruaja është një qenie e lirë dhe nuk është pronë e askujt.

Kjo sipas tyre do të thotë se ato duhet të japin pëlqimin për martesë.

Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë.

Talibanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

“Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Askush nuk mund ta këmbejë atë për paqe apo për t’iu dhënë fund armiqësive”, thuhet në dekret./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 13:08