Ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev është shtruar në spital, ku ndodhet për dializë. Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta.ru ekonomisti Ruslan Grinberg, drejtor shkencor i Institutit të Ekonomisë të Akademisë së Shkencave Ruse.
Politikani, i cili ishte edhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike, është 91 vjeç.
Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta, tha në mars se Gorbaçovi nuk ishte mirë.
“E vizitova Gorbaçovin në spital. Ai sapo mbushi 91 vjeç dhe nuk është mirë, por më konfirmoi se duhet bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar kërcënimin e një lufte bërthamore,” zbuloi ai në një intervistë. Në vitin 2016, ish-presidentit sovjetik bëri një nderhyrje në zemër.
Në të njëjtin vit Gorbaçovi deklaroi gjithashtu se “turpërohej” nga veprimi politik i presidentit aktual rus Vladimir Putin dhe i kryeministrit të atëhershëm Dmitri Medvedev, protagonistët kryesor të kërcënimeve reale ndaj Perëndimit. Ish-udhëheqësi sovjetik kishte denoncuar “arbitraritetin” e praktikuar nga Putini me mbështetjen e qarqeve të errëta: “Zgjedhjet në Rusi që nga viti 1990 janë më pak të lira se në epokën sovjetike dhe dominimi i shërbimeve të sigurisë në shtet është i papranueshëm”, kishte thëne Gorbacov.