Nuk është hapur! Balluku zbulon të vërteten e aeroportit të Kukësit: Sot nisin testet

Ministrja Belinda Balluku ka mbajtur fjalën e saj në hapjen e aeroportit të Kukësit. Gjatë fjalës së saj, Balluku deklaroi se “Flatrat e Veriut” nuk është ende hapur.

“Duke nisur nga sot do nisin nga puna testet, për të nisur kontratën për të validuar proceduar, pë rata bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Jo vetëm për Kukësin.

Këtu do të ketë pasagjerë nga Mali i Zi dhe nga kudo. Kjo gjë do të bëhet sipas rregullave në fuqi…”- tha ndër të tjera Balluku.

Fjala e plotë e Ballukut:

I kam nisur një mesazh Ramës ku i thoja se është një aeroport ushtarak dhe më i vështirë. Më ka thënë që ju do e bëni sepse e di që do e bëni.

Edhe unë jam surprizuar që ia dolem kaq shpejt. Dua të theksoj disa teknalitete. Dua ta sqaroj se sigurisht që në aviacion ka rregulla europiane që ne i respketojmë.

Dua të sqaroj ata që thonë jo erdhi nga Tirana e më pas në Kukës. Duke nisur nga sot, ky aeroport është operacional. Ju sapo e patë, jeni dëshmitarët e faktit. Duke nisur nga sot do nisin nga puna testet, për të nisur kontratën për të validuar proceduar, pë rata bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën.

Jo vetëm për Kukësin. Këtu do të ketë pasagjerë nga Mali i Zi dhe nga kudo. Kjo gjë do të bëhet sipas rregullave në fuqi. Më datë 17 qershor, aeroporti i Kukësit do të jetë i përdorshëm në të gjithë kompanitë, ky është një aeroport operacional dhe për të gjithë ata që kanë pyetje nëpër panele dhe i lihet në dorë koncensionarit.

 

Shtuar 18.04.2021 04:04