Ky konkurrent i Për’puthen pranon se ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë (FOTO LAJM)

Argjend Rraci, ish-konkurrent i ‘Për’puthen 3’ ka rrëfyer në një intervistë për ‘Prive’ se ka bërë operacion hundën para 2 vitesh.

Ish-konkurrenti nuk kishte kompleks ta pranonte këtë gjë.

Ai gjithashtu foli për Ritvanën, të cilën nga nota 1-10 e vlerësoi me 10 si gënjeshtare. Argjendi nuk preferoi të fliste se çfarë ka ndodhur mes atij dhe saj në shtëpinë e tij, pasi janë gjëra private. Ky është versioni i Argjendit pasi Ritvana mohoi kategorikisht se ka qenë në shtëpinë e tij.

Argjendi tregoi se vajza me të cilën është në lidhje është nga Kosova. Ish-konkurrenti tha për ‘Prive’ se puna e parë që ka bërë është pjatalarës.

Kujtojmë se Argjendi rrëfeu në program se ishte larguar nga familja në moshën 15-vjeçare për të punuar, pasi vjen nga familje me probleme ekonomike. Ai tregoi se nuk ka një diplomë dhe se nuk e ka vazhduar shkollën, por kjo nuk e ka penguar të ecë përpara në jetë.

Argjendi u largua nga programi me debate të ashpra me Ritvanën.

Ai e akuzoi atë se ajo ecën me ‘skenar’ dhe se i kërkonte të bënin plane për mënyrën sesi do silleshin në studio.
Ritvana nga ana tjetër e akuzoi si biseksual.


Shtuar 6.12.2021 18:50