Atentati në Athinë: Pak para ekzekutimit mafioz, gazetari ishte “live” në emision

Janë zbardhur detaje për vrasjen e gazetarit grek të kronikës së zezë, George Karaivaz, mesditën e sotme.

Mediat greke shkruajnë se pak para se të ekzekutohej para shtëpisë së tij në Alimos, gazetari kishte qenë i ftuar në një emision, në televizionin “Star” ku po raportonte në lidhje me një krim tjetër që tronditi Panhelenikën ditët e fundit, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa.

Asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë që atëherë, ndaj gazetarit që kritikonte autoritetet, duke përmendur lëshime.

Paraprakisht dyshohet se gazetari është ekzekutuar me armë selenciator. Mësohet se autorët, dy burra kishin hipur në një skuter dhe kishin vendosur një pritë dhe i kishin zbrazur një karikator.

Në skenën e krimit, u mblodhën 17 gëzhoja që po transportohen në laboratorët e forenzikës. Rezultatet e provës paraparake të autoriteteve do të tregojnë nëse arma e vrasjes ishte përdorur në një akt tjetër kriminal në të kaluarën. Sipas dëshmive, vrasësit e George Karaivaz nuk i kishin përdorur kapuç.

Sipas informacionit të parë, viktima u gjet e shtrirë me fytyrë poshtë, me kokën e varur jashtë makinës, në parkun afër shtëpisë së tij. Sipas dëshmive të para, autorët kishin veshur rroba ushtarake.

 


Shtuar 9.04.2021 17:03