Nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare, si do të mbajë moti këtë javë

Kjo javë do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qendrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere.

Nuk do të mungojnë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më teper prezente do të bëhen të enjten e të premten.

Dendësimi i tyre do të vijë mesditen e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare.

Valëzimi në detë i forcës 2 deri 3 ballë. Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte.


Shtuar 24.05.2021 07:55