ZYRTARE/ Nuk siguroi një vend në Champions, Napoli nuk humb kohë për të shkarkuar Gattuson

Pas barazimit me Hellas Veronan, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është larguar nga pozita e kryetrajnerit.

Napoli me barazimin ndaj Veronas e mbylli edicionin në pozitën e pestë në tabelë, ndeshje në të cilën kosovari Amir Rrahmani gjeti golin e parë.

Ishte presidenti Aurelio de Laurentiis që konfirmoi largimin e Gattusos.

“I dashur Rino, jam i lumtur që kalova afërsisht dy sezone me juve”.

“Faleminderit për punën tuaj, të urojë sukses ku do që të shkosh. Përqafim për gruan dhe fëmijët e tu. Aurelio de Laurentiis”, shkroi ai.

Shtuar 23.05.2021 23:52