Norvegjia premton 1 mld euro mbështetje për Ukrainën

Norvegjia do të ofrojë një paketë ndihme prej 1 miliard euro për Ukrainën deri në fund të këtij viti dhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre e bëri të ditur këtë në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të premten, më 1 korrik.

Ai tha se kishte mbërritur në Kiev për të njoftuar mbështetjen e Norvegjisë për Ukrainën dhe popullin e saj. Ai shtoi se Norvegjia do të sigurojë 1 miliard euro për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të mbështetur masat për rindërtimin e Ukrainës.

Støre tha se kjo luftë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të tij themelore.

Ai tha se ukrainasit kanë të drejtën absolute për t’u mbrojtur dhe “ne kemi të drejtë t’ju ndihmojmë të mbroni veten dhe ne do ta përdorim këtë të drejtë”./albeu.com