Noka: Nuk ka paqe, vezë dhe domate do të ketë në shtëpitë e tyre çdo ditë

Pas mbylljes së seancës plenare të ditës së sotme, e cila zgjati vetëm 20 minuta si rrjedhojë e kaosit dhe rrëmujës, Flamur Noka ka folur për mediat.

Ai theksoi që gjesti me miellin dhe vezët ishte një sinjal, teksa tregoi që do të vijojnë edhe në shtëpitë e tyre.

“Ka parlament në botë që ndodh kjo gjë përveç Shqipërisë? Ka vend demokratik që ushtron dhunë ndaj opozitës? Çfarë i ka ngelur më opozitës të bëjë përveç se të ngrihet në këmbë? Kjo që bëm sot ishte sinjal, veza, mielli… Asnjë prej tyre nuk do gjejnë paqe. Në shtëpitë  tyre do të kenë vezë dhe domate, çdo ditë. Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë”.


Shtuar 8.02.2024 11:12