Një tjetër kandidat për president bie pre e “Piranjave”, Sazan Guri: Më duan shqiptarët, e shoh në sytë e tyre (VIDEO)

Nuk mund të mungonte edhe këtë të martë një tjetër intervistë pikante në “Piranjat” me kandidatin e radhës për president, Sazan Guri.

“Piranjat” e drejtuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, publikuan një intervistë “Ekskluzive” të cilin agjenti i emisionit i kishte bërë kandidatit për President Sazan Guri.

Ashtu si edhe javën e kaluar me kandidaten Eleni Kocaqi, edhe pyetjet ndaj Gurit ishin mjaft inteligjente dhe tejet provokuese, por që nuk kishin asnjë lidhje me presidencën apo vendimmarrjen e tyre.


Shtuar 3.05.2022 21:35