Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave gjatë zgjedhjeve të 11 majit në burgun e Elbasanit, ku ajo rezultoi një nga kandidatet me të votuara.
E pyetur nga gazetarët nëse ka bërë fushatë në burg, Mile refuzoi të jepte një përgjigje dhe e konsideroi koment të tepërt.
Pyetje: A keni bërë fushatë në burg përderisa dolët një nga deputetet më të votuara?
Sara Mila: Kam përshtypjen se çfarë kisha për të thënë, i thash. Komentet e tjera janë shumë të tperta. Kjo është dita ime parë në Parlament dhe kam më shumë emocione se çdo ditë tjetër.